Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kultura e të shprehurit

Kultura e të shprehurit me gojë apo shkrim, është më shumë se dhunti, jo gjithmonë e lindur, më shumë e kultivuar nga përvoja e jetës, mbështetur mbi përgatitjen profesionale, intelektuale, etike, akademike etj. Pa dyshim, paraqitja enorme e kësaj dhuntie, pasqyron edhe edukatën familjare, ambientin ku ai/ajo është rritur dhe edukuar e kështu me radhë.

Paraqitje kjo, që në zanafillë ngërthen shtresat me një kulturë të avancuar shoqërore, të cilat janë në koherencë të qëndrueshme mes raporteve njerëzore të komunikimit social, ekonomik, filozofik, politik etj. Vlerë e çmueshme kjo për stadin e një shoqërie në zhvillim. Megjithatë, paaftësia e zbërthimit të të shprehurit si mision, qëndron edhe për faktin e nënçmimit apo mbivlerësimit të palës kundërvenëse. Prandaj, jo gjithsecili di të shprehet, përkundër vullnetit të mirë të tij, po aq sa, jo gjithsecili ka kulturë për të dëgjuar dhe të mësoj nga dëgjimi i tjetrit me vëmendje dhe respekt, që i thonë të zënit mësim!

Veç kulturës së të shprehurit, një vend po aq të rëndësishëm e zë edhe kultura e dëgjimit. Të gjithë ata që kanë durim dhe urti për të dëgjuar palën bashkëbiseduese, kanë shkallë të lartë ngritjeje dhe edukimi, mbi të gjitha, kanë një përgatitje të lakmueshme psikologjike mbi bazën e së cilës, ata formojnë konceptin e vlerësimit logjik mbi palën që debaton, apo shprehet për një çështje a lëmi të caktuar.

Për fat të keq, mangësinë fataliste të të shprehurit dhe të të dëgjuarit e hasim përditë në debatet e “analistëve”,  përmes shumicës së mediave tona, ku nuk di as kush pyet e as kush përgjigjet, nuk di kush fletë e kush dëgjon, ku të gjithë falsin përnjëherësh , ku të gjithë përgjigjen përnjëherësh, ku krijohet një kakofoni zërash, ku nuk e merr vesh i pari të mbramin dhe askush askënd, ku vërehet mungesa e theksuar e kulturës dhe përgatitjes profesionale e cila pastaj pasohet më sharje dhe shfryrje që kalon deri në banalitet!…

Grupin e tretë e përbëjnë ata që argumentin e shprehjes e mbështesin mbi argumentin e forcës, që çirren e zhurmojnë me një paraqitje vulgare të mjerë, ku fare çartë vërehen simptomat e një çrregullimi psikik deri në shkallë averzioni organik. Ky grupim është i yshtur për të bindur të tjerët dhunshëm se vetëm ata kanë të drejtë!,  gjendje shpirtërore kjo, që ka tendencë të anojë më shumë nga manitë e ndryshme të cilat pamundësojnë realizimin e konceptit të një dialogu të kulturuar e të mirëfilltë. Përderisa mediat tona, me vetëdije, gjejnë hapësirë edhe për këtë grupim, nuk përjashtohet mundësia se edhe ato, janë të prekura nga manitë e ndryshme që anojnë më shumë nga injoranca “moderne” e kohëve tona!

Grupim tjetër përfshin të gjithë ata, që botën e shohin vetëm përmes prizmave të interesit personal, mbi këtë prizëm, ata asnjëherë nuk e mbrojnë dhe nuk e thonë realitetin. Kjo kategori shoqërore, nuk zgjedh mjete për të arritur qëllimin!, për të ruajtur interesat e veta meskine në shoqëri! Ata në çdo kohë, në mënyrë permanente, janë me secilin – dhe njëkohësisht kundër secilit!, natyrisht kur është në pyetje egoja personale, qoftë edhe në kohë pushtimi, ata luajnë për mrekulli rolin e kameleonit!…

Për më keq, kjo kategori shoqërore, në kohën e pluralizmit sot, është me secilin dhe njëkohësisht kundër secilit!, këta, janë emra të lakueshëm në kohë, janë amorf të cilët përshtatën sipas momentit, aspirata e tyre e vetme është; mbi të gjitha, interesi personal!

 Është fat i madh që bota nuk sillet rreth boshtit të manisë individuale, ajo ka ligjet e veta dialektike, dhe nuk falë askënd. Ne, një ditë të gjithë, do të jemi numra në zbritje, sa pak jemi të vetëdijshëm për numrat dhe shumëzimin e tyre me numra njerëzish, të cilët dikur moti kanë kaluar në kohë e nëpër kohë, as më shumë e as më pak se numra!…

CH -11-08-2023

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …