leoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Shkup ka takuar kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Shkup ka takuar kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar në Shkup  kryetarin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj i cili po qëndron në Shkup në kuadër të Procesit “Bërdo-Brioni”. Marrëdhëniet bilaterale, integrimi europian, mbështetja e ndërsjellë si dhe procesi i ndryshimeve kushtetuese ishin pjesë e bisedës në takimin mes Ahmetit dhe Begajt. Bashkëpunimi mes dy vendeve është cilësuar në nivel të lartë në të gjitha sferat, pa asnjë çështje të hapur. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë tashmë po realizojnë shumë projekte bashkë, përfshirë ato në sferën ekonomike dhe infrastrukturore si porti i Thatë në Strugë, kontrolloi përbashkët kufitar, hekurudha që do të lidhë dy vendet si dhe Korridori i 8-të. Rruga e integrimit europian që po e ecën Shkupi me Tiranën është vlerësuar me rëndësi të veçantë. Dy vendet tona kanë nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa mbështetja e ndërsjellë është më se e domosdoshme në këtë proces kyç.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …