leoni

Elbert krasniqi

Elbert Krasniqi: Dorëheqja e kryetarëve shqiptarë të 4 komunave me shumicë serbë në veri të Kosovës, është kërkesë vetëm e Beogradit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha më 13 shtator se dorëheqja e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbë në veri të Kosovës është kërkesë vetëm e Beogradit. Ai i bëri këto komente pas deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobarit se dorëheqja e tyre është rruga më e mirë për zgjedhjet e parakohshme në veri. Ai theksoi në një konferencë për media në Prishtinë se “ne nuk jemi këtu për t’u përkujdesur për kërkesat e Beogradit”, duke këmbëngulur se kryetarët mund të largohet nga zyrat vetëm përmes një udhëzimi të ri administrativ. Emisai Escobari tha në intervistën për Zërin e Amerikës, mes tjerash tha  se rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës do të ishte nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …