Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur deklaratën e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se kjo është një thirrje e qartë e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog në mënyrë konstruktive, me mirëbesim dhe pa vonesa të mëtutjeshme. Ai ka shkruar se kjo është një thirrje e qartë kristal e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian drejtuar Kosovës e Serbisë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme! Sipas komunikatës të lëshuar nga BE-ja, thuhet se Kosova edhe Serbia po rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët e tyre evropiane.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
