Kreu i misionit të OSBE-së në vendin tonë, Michael Davenport ka dënuar ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës

Kreu i misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Michael Davenport ka dënuar ashpër sulmin e armatosur kundër Policisë së Kosovës, gjatë të cilit u vra një policë dhe një tjetër u plagos gjatë kryerjes së detyrës. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të ndjerë dhe ka kërkuar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë. “Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin brutal të mëngjesit të sotëm në Policinë e Kosovës, në të cilin një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë detyrës në afërsi të Banjskës. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve të oficerit. Autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të sillen menjëherë para drejtësisë. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, ka shkruar kreu i misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Michael Davenport.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …