Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka sjellë disa të dhëna të reja lidhur me fatin e sulmuesve serbë që vranë një polic të Kosovës

Avokati  serb, Çedomir Stojkoviq, ka sjellë disa të dhëna të reja  lidhur me sulmuesit serbë që vranë një polic të Kosovës dhe plagosën dy të tjerë.  Në një shkrim të publikuar në internet, Stojkoviq tha se ka informacione se deri në 10 serbë të armatosur janë vrarë gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Sipas tij, ka edhe të plagosur tjerë në Serbi. “Sipas informacioneve të mia, të paktën 7 por me shumë gjasa 10 serbë të armatosur kanë humbur jetën dje në një sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës. 3 trupa janë gjetur në vend. Pjesa tjetër e trupave janë tërhequr drejt Novi Pazarit. Ka edhe të plagosur që tani ndodhen në Serbi”, tha Stojkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …