Ambasadori i Gjermanisë në Uashington, Andreas Mihaelis, konsideron se Kosova dhe Serbia janë një fuçi tjetër baruti në Evropë, duke kërkuar që të merret seriozisht rreziku nga Serbia. Berlini e Uashingtoni duhet të jenë në koordinim të ngushtë lidhur me tensionet në mes të Kosovës e Serbisë. Ambasadori gjerman ka thënë se ditëve dhe orëve të fundit ka pasur koordinim të ngushtë mes Gjermanisë dhe Amerikës. Ai ka shpërndarë një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, ku thuhet se është e rëndësishme që Serbia pa vonesë t’i reduktojë trupat e saj afër kufirit me Kosovën. Duhet të shmanget përshkallëzim i mëtejshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme që Serbia pa vonesë t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën. Së bashku, me partnerët tanë, jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në postimin e djeshëm të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
Kontrolloni gjithashtu
Dushan Janjiq: Serbia e ka njohur de facto Kosovën, dialogu i bllokuar dhe pa përmbajtje politike
Analisti serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia e ka njohur de facto Kosovën përmes …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
