Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi të futet në rend të ditës, rezoluta e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita

Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi të futet në rend të ditës, rezoluta e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita

Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi  të futet në rend të ditës, rezoluta  e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita. Vetëvendosja zgjodhi që mos ta përkrah këtë rezolutë, pra pushteti nuk deshi ta përkrah konkretisht Policinë. Ata le të mbesin në batakun e hipokrizisë së tyre duke u mjaftuar me poezi dhe fotografi për Policinë. Ne do të vazhdojmë me angazhimet tona konkrete që e fuqizojnë Policinë e Kosovës.” Tahiri gjatë seancës së djeshme bëri të ditur tri pikat që përfshihen në këtë rezolutë. Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu sikur ishim unikë para një jave, të jemi unikë, që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri. AAK, LDK dhe PDK u pajtuan për këtë rezolutë duke votuar pro ndryshimit të rendit të ditës, mirëpo Vetëvendosja abstenoi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …