NUHI BYTYÇI: SHEFQET BUÇAJ, SHEMBULL I LUFTËTARIT FRYMËZUES TË LIRISË

(ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË  KOMANDANT-MËSUESIT)

Gjatë punës sime si gazetar në periudhën e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam pasë rastin dhe nderin që të takoj shumë luftëtarë dhe komandantë, të cilët iu kishin bashkëngjitur jo rastësisht kësaj ushtrie vullnetare e përbërë nga të gjitha shtresat e popullit tonë. Njëri ndër ta ishte edhe Shefqet Buçaj, me nofkën e luftës Komandant Mësuesi. Ai ishte vërtetë me profesion mësues i dalluar i shumë brezave në shkollën e fshatit të lindjes në Lladrovc të Malishevës dhe kështu edhe u bë Komandant i famshëm, duke iu dhënë moral të lartë të gjithë luftëtarëve të lirisë, sidomos atyre që ishin më të ri dhe pa përvojë ushtarake.

Nnë qershor të vitit 1998, bashkë me Zenel Kastratin shkuam për të kontaktuar me luftëtarët e Njësitt Pëllumbi, udhëhequr nga Ferat Shala për të realizuar paraqitjen e parë publike të Zëdhënësit të Ushtruisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqit. Nga bregorja e Grykës së Llapushnikut me kamerën e Abazë Zekës kemi xhiruar pamje të disa fshatrave të Drenasit.

Aty kemi takuar Shefqet Buçajn-Komandant “Mësuesin” nga Lladrovci dhe Shani Sokol Hotin nga Carralluka e Malishevës. Të dytë i njihsha mirë, sepse Shefqet Buçajn-Komandant Mësuesin e kisha familjar të miqve të vëllait tim Njaziut. Ndërsa, Shaniun e kam djalë të dajës së babait. Komandant Mësuesi u gëzua shumë kur më pa mua si gazetar që isha angazhuar për të raportuar për zhvillimet e hovshme në zonat e luftës dhe për herozmin e luftëtarëve të UÇK-së.  Herën tjetër Komandant Mësuesin e kam takuar në malet e Kleçkës dhe në Luzhnicë, ku ishte i angazhuar komandant për moral në kuadër të Njësitit “Çeliku” dhe më vonë të Brigadës 121 të UÇK-së Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Më kujtohet përkushtimi i tij i veçantë për të këshilluar luftëtarët e rinj nga të gjitha viset etnike shqiptare, përmes afërsisë së tij si prind, si edukator, frymëzues dhe si prijës luftarak. Me rastin e përgatitjeve për xhirimin e dokumentarit të parë kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Luzhnicë, Bajrak të Luzhnicës dhe në Kleçkë në qershor të vitit 1998, Shefqet Buçaj ishte në krye të bashkëluftëtarëve të tij, duke kontribuar që dokumentari të reralizohet sa më mirë dhe për të sensibilizuar opinionin kombëtar dhe atë ndërkombëtar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai bashkëpunonte ngushtë me Komandant Fatmir Limajn, me Ismet Jasharin-Komandant Kumanovën, Haxhi Shalën-Komandant Topin, Komandant Agim Çeljan-Colin, Sadik Shalën, Habib Zogajn-Arbërin, Nuhi Mazrrekun, Ibrahim Mazrrekun, Refki Mazrrekun, Ajet Kastratin, Nexhmi Krasniqin, Skënder Hotin, Naser Hoxhën, Çerkin Dukollin, Naser Shalën, Valbona Morinën, Shkëndije Zogajn, Shefkije Zogajn,  Velvetije Krasniqin, Naser Krasniqin, Januz Mazrekun dhe luftëtarë të tjerë. Ishte përherë i hareshëm dhe ju jepte kurajo të gjithë luftëtarëve të lirisë se lufta e UÇK-së do të triumfojë dhe një ditë Kosova do të çlirohet nga Serbia. Në këtë kuadër Shefqet Buçaj u angazhua me vullnet të posaçëm në realizimin e suksesshëm të xhiirmit të betimit të parë të UÇK-së në Luzhnicë dhe në Kleçkë më 25 dhe 26 qershor 1998.

Kam shumë kujtime nga periudha e luftës me Komandant Mësuesin. Ndër to po veçopj edhe atë me rastin e shënimit të 28 Nëntorit të vitit 1998 në malet e Divjakës, afër Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke e udhëhequr manifestimin solemn, parakalimin e njësive elite të Zonës operative të Pashtrikut dhe të SHP të UÇK-së. Ai këtu bashkë me Haxhi Shalën e ngrisin flamurin kombëtar, duke qenë i bindur se festën tjetër kombëatre do ta festojmë në liri. Po ashtu do të veçoj edhe vizitën që ia bëmë luftëtarëve të Brigadës 121 të UÇK-së natëne  vitit të ri 1999 bashkë me Abaz Zekën dhe djalin tim Arianitin. Me këtë rast bashkë me drejtuesit e SHP të UÇK-së dhe të Brigadës 121, Fatmir Limajn, Rexhep Selimin, Haxhi Shalën, Shefqet Buçajn-Mësuesin dhe luftëtarët e tjerë vizituam familjet e dëshmorëve Habib Zogaj, Ali Zogaj, Afrim Buçaj, Avni Buçaj dhe Nuhi Mazrreku, si dhe Batalionit të UÇK-së “Sadik Shala në Javur dhe Batalionit të UÇK-së në Terpezë dhe Banjë të Malishevës. Komandant Mësuesi ishte ai që krijonte atmosferën pozitive te luftëtarët e lirisë, duke iu shprehur ngushëllimenë mënyrë të veçantë familjarëve të dëshmorëve se “gjaku i tyre do të jetë bazament ni fuqishëm për lirinë e Kosovës”. Optimizmi i tij për përfundimin e luftës me fitoren e UÇK-së, ishte gjithmonë frymëzim për vashat, djemtë dhe mabrë popullin shqiptar të rajonit të Llapushës dhe të mbarë Kosovës.

Pas përfundimit të luftë dhe realizimit të ëndrrës shumëshekullore – çllirtimit të Kosovës dhe largimit përfundi8mtar të forcave serbe dhe të administratës serbe nga Kosova, Shefqet Buçaj-Mësuesi ishte i angazhuar me përkushtim në udhëheqjen e manifestimeve përkujtimore në territorin e Kllapushës. Mbaj mend udhëheqjen, konferancën nga Shefqet Buçaj me shumë emocione të manifestimit përkujtimor më 25 gusht të vitit 1999 në Kleçkë me rastin e shënimit të 1-vjetorit të parë të rëneis së dëshmorëve të Brigadës 121 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Ismet Jashari”. Ai me konferancën e tij në këtë manifestim e bëri edhe më amdhështor atë, duke sjellë emocione të veçante te pjesëmarrësit e shumtë, sidomos te famuiljarët e dëshmorëve të lriisë dhe të bashkëluftëtarët e tij. Bashkëpunimi i tij me regjisorët e manifestimit Sadedin Prekazin dhe Çerkin Dukollin, si dhe me luftëtarët e tjerë, që kishin prirje artistike, bëri që ky manifestim të jetë vërtetë madhështor, si kurorëzim i suksesit të luftës së UÇK-së ndaj Serbisë dhe hapejs së një kaptine të re për popullin shqiptar të Kosovës. Ai ka udhëhequr edhe shumë manifestime tjera përjkujtimore pas çlirmit të Kosovës për dëshmorët në komunën e Malishevës.

E mbaj mend në mënyrë të posaçme edhe pjesëmarrjen e Komandant Mësuesit në promovimin e memoareve të mia si gazetar të publikuara në “LIBRIN E LUFTËS”, më 4 mars trë vitit 2019 në Hotel Grand Prishtina. Kur e pa këtë libër ai më përgëzoi përzemërsisht dhe më inkurajoi që të punoj edhe më shumë në pasqyrimin e sakrificës së popullit tonë në rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe pavarësisë, sidonos në prezentimin e kontributit të dëshmorëve të lirisë.

Lajmi për vdekjen e Shefqet Buçajt-Komandant Mësuesit për mua, si mik i tij, por edhe si bashkëluftëtar i tij në periudhën e luftës, ishte ndër lajmet më tronditëse. Me shkuarjen e tij në amshim, Kosdova humbi njërin prej edukatorëve, luftëtarëve dhe komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe njërit prej kontribuesve të mëdhenj të ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës. Do ti duhej shumë edhe sot Kosovës një personalitet si Shefqet Buçaj.

Vepra e tij  do të përkujtohen përherë me pietet të lartë nga familja, nga bashkëluftëtarët dhe miqtë e shumtë që kishte ai në Llapushë dhe në mbarë Kosovën dhe në viset e tjera etnike shqiptare.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Komandant Mësuesi!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …