Punonjësit e NPL “Ambienti” në komunën e Ferizajt kanë përfunduar aksionin për lirimin e trotuarit nga barishtet gjëmbore dhe barishteve tjera

Punonjësit e NPL “Ambienti” në komunën e Ferizajt, kanë përfunduar aksionin për lirimin e trotuarit nga barishtet gjëmbore dhe barishteve tjera, përskaj Ndërmarrjeve Publike “Pastërtia” dhe “Bifurkacioni”. Në këto pjesë ka qenë e nevojshme të intervenohet, për arsye se trotuari ishte i bllokuar dhe për faktin që ka frekuentim të madh të qytetarëve të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë, për marrjen e shërbimeve tek Qendra e Mjekësisë Familjare 4, dhe fëmijët të cilët i dërgojnë tek Kopshti “Ardhmëria Jonë”.

May be an image of 4 people, grass, tree and curb

Kontrolloni gjithashtu

Jeton Emini emërohet nënkryetar për komunitete në Komunën e Ferizajt

Nën kryesimin e kryesuesit z. Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e …