Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Dy avokatet, Jalldize Kastrati dhe Rabije Cenalia të zgjedhura nga Shteti për mbrojtjen e Sali Berishës, nuk e pranuan ofertën

Dy avokatet Jalldize Kastrati dhe Rabije Cenalia të zgjedhura nga shteti për të bërë mbrojtjen e Sali Berishës pas shkarkimit të Artan Simonit, kanë zgjedhur të mos e marrin përsipër çështjen. Në këto kushte, duke iu referuar listës së avokatëve GJKKO-ja  caktoi si avokate për të ndjekur Berishën, Valentina Todoreskun, të cilës i la kohën e nevojshme për t’u njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e  mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht avokates Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha. Sipas vendimit të gjykatës, Sali Berisha  duhet të paraqitet dy herë në muaj në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …