Qindra serbë provokuan sërish në Gazimestan

Qindra serbë provokuan sërish në Gazimestan

Qindra të rinj serbë morën pjesë në shënimin e 627-vjetorit të betejës së Kosovës në Gazimestan. Nuk munguan as persona që mbanin të veshura fanella me portretin e kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviq. Gjatë tërë kohës, ata kanë brohoritur parulla nacionaliste si dhe kanë kënduar këngë shoviniste e me tone luftënxitëse. Kësaj radhe në këtë ceremoni nuk janë parë zyrtarët e Qeverisë serbe. Policia e Kosovës ka përcjellë manifestimin në fjalë, por nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …