Fatmir Graiqevci

Fatmir Graiqevci: Radio Kosova e Lirë – një çerek shekull në shërbim të së vërtetës dhe realizimit të aspiratave gjithëkombëtare

Një ndër datat më të rëndësishme të luftës së udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës është edhe 4 janari. Është kjo data kur filluan veprimtarinë dy mediume të pavarura, në kuptimin e plotë të fjalës. Janë këto Radio Kosova e Lirë dhe agjencia e lajmeve Kosovapres, që iu jepnin jehonë krismave të armëve të çlirimtarëve dhe raportonin nga vijat e frontit, ku jeta dhe vdekja qëndronin pranë njëra tjetrës.

   Përhapja në eter e së vërtetës për luftën e drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në njërën anë dhe ndriçimi dhe publikimi i krimeve të ushtrisë dhe policisë së Serbisë nga ana tjetër, ishte një front i ri për forcat shqiptarvrasëse serbe. Mbase ishte front që Beogradi zyrtar as nuk e kishte paraparë që do të ballafaqohej e as nuk e duronte dot. Tani e vërteta po përhapej nga gazetar që ishin dëshmitar okular e që raportonin për krimet monstruoze nga vendi i krimit dhe paraqisnin fakte të pakontestueshme. Përveç kësaj, Radio Kosova e Lirë dhe agjencia e lajmeve Kosovapres, kishin ideuar një qasje të re informuese e cila inkurajonte të gjithë liridashësit e kombit për t’iu bashkangjitur luftës çlirimtare, e cila po hynte në fazën vendimtare. Ishte zëri militant i Radios Kosova e Lirë, e cila tani nga malet e Berishës po iu jepte jehonë krismave të armëve të çlirimtarëve anekënd Kosovës dhe po informonte opinionin e gjerë me fitoret e reja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por edhe humbjet e forcave shqiptar vrasëse serbe. Zëri i saj liridashës që i jepte jehonë dhe fuqizonte çdo herë e më shumë kushtrimin për bashkim në luftën çlirimtare, ishte një zë sfidues për Serbinë e cila tashmë mbi Kosovë po shënonte humbje në një fushëbetejë tjetër –  në eter. Ishte një humbje me të cilën as nuk pajtohej e as nuk e duronte dot prandaj një nga shënjestrat më të goditura ishte Radio Kosova e Lirë. Ky medium, për tre muaj me radhë, u goditë me të gjitha armët, nga ajri e toka, me aeroplanë, raketa e topa të kalibrave të ndryshëm. Por jo vetëm kaq. Kishte edhe ofenziva me njësi elitare për ta pushtuar vendin nga transmetonte program Radio Kosova e Lirë, por ishin ofenziva që dështuan njëra pas tjetrës. Dështuan sepse ushtar dhe epror të përkushtuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin betuar me besa besë se vetëm mbi trupat e tyre të pajetë, mund të kalojnë forcat shqiptar vrasëse serbe. Janë të shumtë ushtarët dhe eprorët që dëshmuan se më e rëndësishme është jeta e Radios Kosova e Lirë se sa jeta e tyre. E bënë këtë sepse ata besonin se duke e bërë të pamposhtur vendin ku po transmetonte Radio Kosova e Lirë, e bënin të pamposhtur edhe ëndrrën shekullore të sa e sa heronjve dhe dëshmorëve për çlirim dhe bashkim kombëtar si dhe e fuqizonin shpresën dhe besimin se do të ngadhënjejë lufta çlirimtare. Prandaj forcat shqiptar vrasëse serbe sa vinin dhe i ashpërsonin sulmet e pandërprera ndaj këtij mediumi, në mbrojtje të të cilit ranë shumë dëshmorë e martirë. Radio Kosova e Lirë shumë shpejtë ia kishte dal që të bëhet zemra dhe mendja e luftës çlirimtare prandaj ushtar dhe epror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bënin luftë të pa kompromis për mbrojtjen e saj, qoftë edhe me çmimin e jetës së tyre. Dhe kjo vendosmëri për ta mbrojtur me çdo kusht dhe me çdo çmim këtë medium, u dëshmua sa e sa herë.

 Vetëm kur njeriu kupton këtë, mund ta kuptoj se përse ky medium as nuk ka bërë, e as që do të bëjë për jetë e mot kompromis për idealet e heronjve dhe dëshmorëve të kombit. Nuk bëri kompromis në luftë, nuk bënë as tani në paqe por nuk do të bej as në të ardhmen e afërt apo të largët sepse ajo është mbrojtur me jetën dhe gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të kombit për ta realizuar amanetin e heronjve dhe dëshmorëve të të gjitha trojeve etnike për bërjen e Shqipërisë etnike. Ndonëse as edhe njëherë nuk u ndihmua sikur do të duhej të ndihmohej për realizimin e këtij ideali, Radio Kosova e Lirë as edhe njëherë nuk pushoi së vepruari për realizimin e këtij ideali, ndonëse ka funksionuar në kushte tejet të vështira dhe me pengesa të njëpasnjëshme e djallëzore. Pas përfundimit të luftës, ky medium u vendos në një objekt që më shumë i përngjasonte burgut se sa një objekti për radio! Nuk kishte asnjë dritare pa grila, mu sikur ato të burgjeve, nuk kishte asnjë qoshe të murit pa myk, mu si ato qelitë e burgut, apo ndonjë ballinë të murit pa myk e as ndonjë zyre në të cilën nuk pikonte uji kur shiu binte me rrebeshe apo nëse bora nuk largohej nga pllaka! Por pavarësisht këtyre kushteve, Radio Kosova e Lirë as edhe për një moment nuk ka hequr dorë nga ideali i heronjve dhe dëshmorëve të kombit por alfa dhe omega e saj ishte realizimi i ëndrrës shekullore të sa e sa gjeneratave liridashëse të kombit. Stafi i kësaj radio të vogël por me një dashuri të pamasë e të pakufishme për komb e vatan, të prirë nga ideatori dhe drejtori i saj gjatë e pas luftës, profesor Ahmet Qeriqi, më shumë i dhanë rëndësi afirmimit të jetës dhe veprës së heronjve dhe dëshmorëve të kombit se sa mirëqenies së jetës së tyre. Ishin plotësisht të vetëdijshëm se puna në ambient të tillë një ditë do të ketë pasoja për shëndetin e tyre, shto kësaj edhe faktin se shumë vite kishin kaluar nëpër rrathët e ferrit burgjeve anekënd Jugosllavisë, por nuk jepeshin. Fal një pune vet mohuese, asnjë medium si Radio Kosova e Lirë nuk e përkujton jetën dhe veprën liridashëse për komb e vatan të heronjve dhe dëshmorëve nga të gjitha viset etnike. Janë me mijëra dokumentar të përgatitur nga ky medium për jetën dhe veprën e heronjve dhe dëshmorëve në një njërën anë por edhe të krimeve monstruoze të bëra ndaj kombit tonë përgjatë gjithë historisë, me theks të veçantë gjatë luftës së fundit çlirimtare. Janë të shumta projektet që ka realizuar Radio Kosova e Lirë, me një rëndësi të jashtëzakonshme.

Një nga projektet më fisnike të pas luftës çlirimtare, ishte edhe ai për përjetësimin e jetës dhe veprës liridashëse të dëshmorëve te kombit të tri luftërave të fundit çlirimtare, të udhëhequra nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc si dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare! Për realizimin e këtij projekti u zotuan autoritete të shumta por e tërë barra mbeti vetëm mbi Radion Kosova e Lirë! Ndonëse pa përkrahjen e duhur, kjo Radio, deri më tani, ia ka dal t’i botoj 18 vëllime të librave, ku janë përjetësuar mijëra biografi të më meritorëve që ne sot jetojmë dhe frymojmë lirshëm, heronjve dhe dëshmorëve të kombit!

 Sikur të kishte përkrahje meritore, ky projekt sa atdhetar e liridashës, aq edhe human e edukativ, do të kishte përfunduar me kohe dhe tani do t’i kishim të gjitha biografitë e tyre të botuara në Feniksët e Lirisë!

 Duke qenë një njohës i jashtëzakonshëm i mendësisë së kombit tonë dhe prirjes sonë për ta harruar historinë ( ! ), studiuesi Ahmet Qeriqi nuk është mjaftuar vetëm me jetëshkrimin e biografive të heronjve dhe dëshmorëve të kombit por ka marr përsipër edhe një barre tjetër, tejet të rënd, atë për përgatitjen e video dokumentarëve për heronjtë dhe dëshmorët e kombit si dhe për personalitete meritore që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme! Realizimin e këtij projekti po e bënë një medium tjetër, Tv Dielli, i dal nga brumi i Radios Kosova e Lirë dhe që fal angazhimit me vetmohim të stafit të këtyre dy mediume, janë përgatitur shumë video dokumentarët kushtuar heronjve dhe dëshmorëve të kombit në njërën anë dhe krimeve të ndryshme që kanë bërë forcat shqiptar vrasëse serbe, në anën tjetër.

Programin disa minutësh, të nisur një çerek shekull më parë, gjatë luftës çlirimtare, Radio Kosova e Lirë e vazhdoi tutje duke e zgjatur në disa orë, për të vazhduar me muaj, vite, dekada dhe tani po e mbush një çerek shekull duke qëndruar gjithnjë vertikalisht, si lis i madh mes lisave të rrallë, lis ku mund të gjesh mbështetje gjatë stuhive të shumta dhe ngrohtësi në acar. Radio me një dashuri të pashuar, të pamasë e të pafundme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit dhe që alfa dhe omega e saj është bërja e Shqipërisë etnike ashtu sikur e deshën liridashësit shembullor të kombit e atdheut, të të gjitha gjeneratave. Tani në shtetin tonë të pavarur, në të cilin jetojmë e frymojmë lirshëm, janë qindra e mijëra mediume por është vetëm një medium për mbrojtjen e së cilës kanë rënë dëshmor dhe është i vetmi medium që përgjatë një çerek shekull, alfa dhe omega e programit të saj është afirmimi i jetës dhe veprës së heronjve dhe dëshmorëve të kombit të të gjitha gjeneratave dhe realizimit të ëndrrës së tyre për bërjen e Shqipërisë etnike. Këtij amanet të sa e sa brezash të kombit, asnjë medium tjetër nuk i është përkushtuar për realizim sikur Radio Kosova e Lirë që për një shekull me radhë, jetësimi i kësaj porosie ishte programi i saj. Prandaj ky medium ka merituar dhe meriton urimet më të mira sikur që ka merituar dhe meriton përkrahje të pa rezervë sepse që nga ngjizja e saj e deri më sot, alfa dhe omega e programit të saj ishte bashkimi kombëtar dhe bërjen e Shqipërisë etnike, të zhvilluar e përparuar ashtu sikur e deshën heronjtë dhe dëshmorët e saj!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …