Lajçak do të zhvillojë takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Brukseli zyrtar e ka konfirmuar lajmin sipas të cilit, ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Këto takimi ai do t’i realizon në margjinat e forumit ekonomik të Davosit, i cili fillon nesër ( 15 janar ) në Zvicër. Duke dhënë sqarime për këtë takim, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është cituar të ketë thënë se nuk është planifikuar takim i përbashkët në Davos por takime të ndara.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …