Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Pushteti, veçmas Besnik Bislimi janë duke u sjellë si rrënues të institucioneve të pavarura të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për deklaratat e tij kundër institucioneve të pavarura. Ajo ka thënë se pushteti është duke u sjellë si rrënues i institucioneve të pavarura të Kosovës. Bislimi, numri dy i qeverisë, përgjegjës për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për procesin e dialogut me Serbinë, e paska përdorur konferencën për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, për të hedhur helm kundër institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës.  Nëse ai është në gjendje ta bëjë këtë para gazetarëve dhe mediave, imagjinojeni se si i mbron dhe përfaqëson Bislimi interesat e Republikës sonë në takimet private. Në vend së të silleni si liderë dhe përfaqësues të interesave të shtetit dhe qytetarëve – ju silleni si opozitarë rrënues dhe të papërgjegjshëm”, ka shkruar Çitaku në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …