Fatmir Graiqevci

Fatmir Greiqevci: Kryeministri, Albin Kurti i arriti edhe dy suksese te jashtëzakonshme, dhe atë brenda një dite! 

Kryeministri Kurti i arriti edhe dy suksese te jashtëzakonshme, dhe atë brenda një dite! Vetëm gjigandet arrijnë rezultate të tilla, prandaj për to njoftuan qindra medie e portale dhe qindra mijëra militant të flaktë i afishuan këto te arritura në adresat e tyre elektronike ( FB, Tik Tok, Instagram,… )

Iku ajo koha e sukseseve të vockla, sikur ishte çlirimi i Kosovës, pavarësimi dhe ndërtimi i saj, duke filluar nga hiri, njohja nga më shumë se gjysma e botës dhe ca suksese tjera të tilla minore. Tani  po jetojmë në kohen e sukseseve të mëdha, fal udhëheqësit gjigand, kryeministrit, Albin Kurti dhe bashkë partiakëve të tij, nga safi i parë deri te safi i fundit!

Sa mirë ndjehet njeriu kur java përmbyllet me dy të arritura të jashtëzakonshme! Këto ndjenja rriten edhe më shumë kur mëson se kane marrë duartrokitje anekënd Kosovës dhe diasporës, që është nga më meritoret për çlirimin e Kosovës më 14 shkurt.

Një komb dhe shtet i tillë, që vlerëson në maksimum të arriturat e tilla, përparimin, zhvillimin, fitoret,… i ka te sigurta!

Si njeri modest që është, kryeministri Kurti na njofton se gjatë vizitës në Podujeve ( sa ishte ne opozite e quante- Besjanë ) ka shënuar kosh dhe jo dosido por për 3 pikë! Madje madje jo nga pozita ballore por anash, gjë që vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ja dalin të shënojnë nga kjo pozitë e vështirë. Ndonëse na ka treguar për këto tri pikë, nga modestia që ka, nuk na e ka elaboruar hiç se ka shënuar nga një pozitë tejet e pafavorshme, që edhe Majkëll Xhordani do të fascinohej e krenohej gjithsesi.

Por jo vetem kaq. Ai ka shënuar edhe te arriturën e dytë të jashtëzakonshme për këtë javë – ka luajtur shah me kryemjeshtrin dhe kampionin e Kosovës në këtë sport, Armend Budima dhe pas një lufte titanike, ka shënuar barazim!

Aferim Kryeministër. Uroj që këto dy arritje tua, nga më të mëdhatë, 3 pikë në basketboll dhe remi në shah, të shënohen me shkronja të arta në historinë tonë më të re!

Kur kujtoj këto suksese të mëdha të çliruesit të Kosovës më 14 shkurt nga çlirimtarët e saj të vitit 1999, vetëm tani e kuptoj madhështinë e këtij lideri të kombit shqiptar. Prandaj ai me të drejtë përjashton mediet e vogla, minore, që s’kanë bërë asgjë për komb e as për vatan, në përcjelljen e ngjarjeve ku kryepersonazh është, i madhi, Albin Kurti. Kush është Radio Kosova e Lirë dhe Televizoni Dielli për ta përcjellë pjesëmarrjen e tij në Reçak!? Ose çka kanë bërë këto dy mediume për Reçakun dhe reçakasit, para ardhjes së lartmadhnisë Kurti me suitën e tij në këtë fshat! Kanë bërë një dokumentar për masakrën e Reçakut, kanë shkruar një libër si dhe ca dokumentar për dëshmorët e rënë në këtë fshat dhe anekënd Kosovës e më gjerë. Mandej i kanë bërë disa dokumentar të tjerë për personalitete tjera të Reçakut dhe me gjerë por asgjë më shumë! Po kryeministri Kurti!? Ai ka bërë gjithçka. Aq shumë ka bërë kryeministri ynë, Albin Kurti për Reçakun dhe reçakasit sa njeriu nuk mund të shkruaj më shumë se kaq: gjithçka!!! Prandaj ai është aq i madh sa Radio Kosova e Lirë dhe Televizioni Dielli, si mediume të vogla që janë, nuk e zë brenda tyre madhështinë e tij. Prandaj atyre iu është pamundësuar prania në mjedisin ku është, gjigandi ynë, kryeministri, Albin Kurti. Ka mjaftë ngjarje të vogla dhe njerëz të vegjël që iu kushton hapësirë Tv Dielli dhe Radio Kosova e Lirë, sikur janë heronjtë, dëshmorët e kombit, personalitete nga kultura, shkenca, arti e fusha tjera, mandej me dokumentar për krimet e Serbisë dhe pushtuesve tjerë ndaj shqiptarëve, përgjatë gjithë historisë dhe vogëlsira të tilla, që janë alfa dhe omega e këtyre dy mediumeve, që nga zanafilla e tyre.

Sa i madh që është kryeministri ynë! Sa më vjen keq që nuk arrij dot ta përshkruaj as për së afërmi madhështinë e tij, e as inteligjencën e tij që na shpërfaq çdo ditë duke na fol për filtera e bojlera, për granulate, për lopata të rrotorave e për shumëçka tjetër! Sa më vije keq për kombet tjera që nuk kanë një kryeministër të tillë, sikur ky i yni. Ama edhe më vije tepër keq edhe nga ai. Sa e vogël është Kosova dhe kombi shqiptar për ta pasur një lider të tillë sikur Albin Kurti. Sa keq ndjehem që nuk arrij ta shpërfaq mirënjohjen time që nuk po shkon atje ku e meriton, në krye të ndonjë superfuqie, sikur janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania apo Turqia e pse jo edhe Ukraina, nga e cila shumë lehtë do ta dëbonte ushtrinë e Rusisë duke mbajtur fjalime të zjarrta nga Kievi! Se është vizionar dhe ka ndikim në rrjedha të historisë botërore, na e ka dëshmuar sa e sa herë. Vetëm fal tij, Kosova shpëtoi nga ndarja. Vetëm fal trimërisë, vendosmërisë dhe vizionit të tij të jashtëzakonshëm, dështuan përpjekjet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë e Serbisë dhe delegacionit tonë për ndarjen e Kosovës. Eksluzivisht fal tij, harta e Kosovës mbi të cilën ishin vendosur, thika, gërshër e pirunjë, mbeti e pamasakruar. Të gjithë i latë me gishta në gojë, që nga Avdullah Hoti deri të Donald Trami. Këtij të fundit edhe ia treguat vendin pas pak kohe duke i treguar elektoratit amerikan se kënd duhet ta votojnë! Zemra mal më bëhet kur analizoj reagimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e saj përball kryeministrit tonë sy patrembur, Albin Kurti. Asgjë nuk ka bërë Isa Boletini në Londër krahasuar me atë çka ka bërë kryeministri Kurti me mos praninë e tij në Shtëpinë e Bardhë ku ishte sajuar plani për ndarjen e Kosovës dhe masakrimin e territoreve të saj. Ndonëse administrata Tramp i dinte se kush ndikoj që ata t’i humbasin zgjedhjet, as edhe njëherë nuk guxuan ta lakojnë emrin e tij kur dihet botërisht dhe katërçipërisht se faktor përcaktues në fitoren e Xho Baideni në zgjedhje, ishte fjalimi i elokuent dhe iluminues i bërë nga lideri shpirtëror i të gjithë shqiptarëve, Albin Kurti. Si asnjë lider tjetër para tij, ai nga zemra e Prishtinës drejtuar kombit amerikan dhe iu tregoi se kënd duhet ta votojnë. Se gati harrova, atë marrëveshjen që e la prish në Shtëpinë e Bardhë, pak kohë më vonë e pranoi ama në një vend të denjë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Njerëzit e mëdhenj iu thonë PO marrëveshjeve ama vetëm nëse bëhen në ndërtesa dhe vende që janë të ndërlidhur me emra të mëdhenj, sikur ndërtesa që ndërlidhje me Marshall Titon dhe Maqedonia e veriut me Lekën e Madh. Po ku arrijnë ta shohin vegjëlia madhështinë dhe ta kuptojnë vizionin e kryeministrit Albin Kurti!?

Është e gjatë lista për gjërat që i ndjehem borxhli, kryeministrit, Albin Kurti. Kurrë nuk e harroj takimin me këtë udhëheqë të madh në qytetin tonë të vogël, Lypjan. Edhe pse kisha studiuar me shumë dëshirë e vullnet filozofinë e sociologjinë, vetëm fal tij dhe leksioneve që më mbajti atë ditë për filozofinë, ja nisa ta dua këtë fushë! Asgjë nuk kisha mësuar për gjithë ato vite në filozofi sa mësova për dy orë leksione nga mendjendrituri ynë. Edhe pse i tregoja se jam nga një familje që ka katër të vrarë e pushkatuar dhe të varrosur pa shenjë e pa nishan, ai vazhdonte të më tregonte se sa dhimbje kanë familjet e dëshmorëve, edhe pse i tregoja se jam nga një familje që ua kanë kallë shtëpitë dhe konfisku pasuri e katandi, ai nuk ndalonte së treguari se sa vështirë është me ja nisë jetën nga e para, nga hiri, mandej më tregonte për jetën e rëndë të të burgosurve edhe pse unë i tregoja se 11 anëtar të familjes së ngushtë dhe të gjerë, kanë kaluar nëpër këta rrathë të ferrit, e disa prej këtyre anëtarëve, kishin kaluar jo vetëm njëherë këta rrathë të ferrit! Nuk kam se si t’i harroj edhe leksionet tjera, sidomos ato për të mos punuar asesi me UNMIK-un. Të kota ishin shpjegimet e mija se ne jemi familje që sigurojmë të ardhura nga bujqësia dhe ndërtimtaria dhe se leksione të tilla duhet të mbaj atyre që punojnë NË dhe PËR UNMIK-un, apo siç e quante ai, mision neokolonialist! I tharmohej fytyra kur i thoja se këto leksione për të mos punuar me UNMIK duhej të ua thonte atyre që marrin të ardhura nga ky mision dhe punojnë për te e jo neve që sigurojmë të ardhura nga bujqësia e ndërtimtaria dhe që nuk i kishim duart e buta por me përplot kallo, si lëkura e qarrit!

Mbaj mend edhe diçka tjetër, këshillën e tij kategorike që ishte katërçipërisht në kundërshtim me bindjet e mija të ndërtuara me vite. Kurrë nuk do ta harroj atë pyetjen e tij se me kënd do ta krijojmë bërthamën e LVV në Lypjan!? Pa një, pa dy, edhe pse pa i pyetur paraprakisht, i them se do të bashkëpunoj me dy student, Epir Qeriqin dhe Elhami Qeriqin.

Përse bash me këta dy!?, më pyete me habi dhe mimikë mos aprovuese, njëkohësisht!

Sepse që të dy, vijnë nga familje që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës, i përgjigjem unë, dhe vazhdoj. Për Elhamiun, e di që në vitin 1999 është radhitur në radhët e UÇK-së, ndërsa babën, e ka pasur shumë më herët të angazhuar në organizimet për rezistencë të armatosur!

E për këtë të dytin, çka din!?, më pyeste sikur mësuesi që pyet nxënësin për gjëra që i din shumë më mirë se ai!

Për Epirin, di edhe më shumë. Se jo vetëm ky, por edhe baba, axha, gjyshi, vllau i gjyshit, babagjyshi, stërgjyshi,.. e shumë tjerë para tyre, kanë luftuar kundër pushtuesve të ndryshëm dhe se gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i madh e i vogël i kësaj familje të ngushtë e të gjerë por edhe krejt farefisi kanë dhënë kontribut në luftë, qoftë duke luftuar, duke dhenë bukë, shëruar plagët e luftëtarëve dhe në shumë mënyra tjera.

Jo, këta dy nuk bënë asesi të pranohen, ma kthen me një përgjigje kategorike.

E përse!?, e pyes unë dhe pres sqarime nga ai.

Pasi mendohet mirë e mirë, dhe duke marrë pamjen një mendimtari të madh, ai me kthen: Sepse këta janë kuadro të SHIK-ut dhe sa janë përgaditur mirë e mirë për të ma marr kalanë nga brenda!

Më fascinoi me këtë vizionin dhe largpamësinë të tij! Ah sa djallëzor SHIK-u ama edhe mendjelehtë, njëkohësisht. Djallëzor sepse kanë dashur t’ia marrin kalanë nga brenda, kalanë gjigande që ai ende nuk e kishe bërë një vit që kishe nisur së ndërtuara themelet e saj, ndërsa mendjelehtë sepse në vend se të investonin në kuadro të rryera për punë të tilla, kishin investuar në dy të rinj që po studionin, njëri histori e tjetri kimi!

Ishte ky takim që më këndelli përfundimisht se kush ka mundësi ta qeverisë Kosovën në të ardhmen. Një udhëheqës i jashtëzakonshëm që edhe nëse ke luftuar vet, babë, gjysh, babagjyshë, stërgjysh,… për komb e vatan, je i padenjë për të qenë qoftë edhe anëtar i thjeshtë në radhët e ushtrisë së tij!

Prandaj je i madh, tepër i madh madje dhe si i tillë që je, aq të mëdha kanë për të qenë veprat e tua, sa nuk do të ketë libër historie që do i përmbledhë ato brenda vetës, e lëre më Radio Kosova e Lirë dhe TV Dielli, që nuk iu pamundësohet për të marr pjesë në manifestime ku merr pjesë madhëria juaj!!!

P.S

Pak kohë pas këtij takimi, të ndodhur në vitin 2006, takoj rastësisht, veç e veç, Elhami dhe Epir Qeriqin. Në bisedë e sipër, iu tregoi për takimin me mendjendriturin Kurti. Të dy më shfaqin rezervat e tyre ndaj mendësisë që po instalohej në Partinë Vetëvendosje, të cilën Kurti e quante Kala ndërsa vartësitë e tij e ambalazhonin si Lëvizje. Në biseda të ndara me ta, kuptoj se Epiri e Elhamiu, kishte muaj që e kishin braktisur këtë parti apo Kala, siç e quante Kurti apo këtë Lëvizje, sikur e paraqisnin para medieve e masave, vartësit e tij. Pas instistimit tim, nga të dy mësoi të njëjtin rrëfim! Nga ai rrëfim arrij ta kuptoj se ndryshe ishte LVV nga jashtë, e krejt ndryshe nga brenda! Po ashtu kuptoi se  pakënaqësia e tyre ishte akumuluar ngadaldal ndërsa kupa ishte mbushur pas vizitës në pikën e VV në Gjilan dhe në Prishtinë. Në Gjilan sepse në muri ishte vendosur portreti i personit që në një shfaqje të paraqitur në fillim mars të vitit 1999, kishte luajtur rolin e e kryeheroit të Kosovës, Adem Jasharit!!! Vendosja e portretit të këtij aktori duke besuar se ai portret ishte i Adem Jasharit, nga militantët që e konsideronin veten si ajka e Vetëvendosjes dhe patriotizmit, kishte bërë që të irritohen me të drejt me këta sylesh, Epir e Elhami Qeriqi. Për të ja bërë qejfin shefit të partisë Vetvendosje, Albin Kurtit, përgjegjësi i Zyrës së VV në Gjilan, e heq foton por nuk e zëvendëson atë me foton origjinale të Adem Jasharit! Irritimi tjetër kishte ndodhur me zyrën e VV në Prishtinë, në të cilën po ashtu militant të Vetëvendosjes, që e shihnin veten si ajka e atdhetarëve dhe vizionarëve, nuk kishin lejuar disa të rinj të tjerë, po ashtu aktivist të VV-së, ta vendosin në muret e saj, fotografia e njëmend e kryetrimit të Kosovës, Adem Jasharit! Ndonëse të dy kishin shpresuar se shefi i VV-së, Albin Kurti do të reagonte ndaj këtij skandali, ai as që ishte marr me këto skandale. Në atë kohë, kishin filluar hulumtimet në biografitë e familjeve të anëtarëve të VV që shfaqnin pakënaqësi dhe mendim kritik ndaj disa fenomeneve dhe dukurive brenda saj por jo edhe në biografitë e militantëve që i bënin temena Albin Kurtit dhe anëtarëve të safit të parë! 

   Kishin mjaftuar këto por edhe shumë paudhësi të tjera që po lëshonin shtat brenda partisë Vetëvendosje, që këta dy student, Elhami dhe Epir Qeriqi t’ia kthejnë shpinën përgjithmonë Albin Kurtit, Partisë Vetëvendosje dhe bashkpartiakëve të tij nga safi i parë.  

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …