Filluan punimet për ndërtimin e fushës sportive në Gur të Kuq, në hapësirat e SHFMU “31 Marsi”

Sot, në fshatin Gur i Kuq të komunës së Rahovecit, në hapësirat e ShFMU “31 Marsi”, respektivisht drejtoria për kulturë, rini dhe sport, filloi punimet për ndërtimin fushës sportive. Një projekt si ky, do t’u mundësoj të rinjve të zhvillojnë aktivitetet sportive në futboll, në basketboll, në hendboll dhe në volejboll. Po ashtu këtë fushë do ta shfrytëzojnë edhe nxënësit e mësimdhënësit e shkollës së fshatit. Komuna e Rahovecit do të vazhdoj me investime të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies shoqërore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …