Betim Gjoshi

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar Vjosa Osmani e Albin Kurti për shkatërrim të rendit kushtetues të Kosovës

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryetaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për shkatërrim të rendit kushtetues të Kosovës. Ai  ka kritikuar vendimin e sotëm të KQZ-së që ka vendosur 21 prillin si datë për votim për largimin e kryetarëve aktual në veri. Kushtetuta e Kosovës e ka thënë qartë: Presidenti shpallë zgjedhje, KQZ-ja organizon zgjedhje. Por, sot ndodhi anomalia më e madhe që rrënon përfundimisht hierarkinë institucionale: KQZ shpallë zgjedhje, KQZ organizon zgjedhje”, ka shkruar Gjoshi. PDK, është opozitë e vërtetë që nuk i nënshtrohet diktatit të pushtetit për të shkatërruar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe dy anëtarët e PDK-së në KQZ mbajtën qëndrim dinjitoz, institucional dhe kushtetues”, ka shkruar Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …