Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Arsimi komponenta ma e rendesishme e zhvillimit  të qendrushem !

Arsimi është baza kyçe e zhvillimit të një vendi. Investimi në arsim bëhët sot për të japur rezultate në të ardhmën që këto rezultate derivojnë qëndrueshmërinë shoqërore dhe determinojnë zhvillim të qëndrueshëm. Arsimi si funksion duhet të orientohet në zhvillimin e njohurive dhe dijës se njerëzve e jo memorizimin, e cila më pas të shfrytëzohet si instrument i pajisur më një çertifikatë apo diplomë gjysëmake.

Reformat rrënjësore në arsim duhet të fillojnë nga ai fillor e deri tek studimet e larta si infrastrukturë kyçe e formësimit dhe kristalizimit profesional e kadrovik. Degradimi i këtij sistemi duke inkorporuar dukuri negative (klientilizëm, nepotizëm) e jo metoda, instrumete, modele bashkohore që implemetohen nga njerëzit mbi bazën e meritkoracisë e kanë devalvu si vlerë shoqërore e zhvillimore këtë fushë. Sistemi i mesimdhenjes dhe mësimnxënjës në Kosovë zhvillohet në suaza e të mësuarit teorik që po prodhon kuadro jo profesionale.
Sinkronizimi i pjesës teorike-praktike është esenciale që të prodhojmë shkolla konkuruese, dije konkuruese, profesione konkuruese e mbi të gjitha të na bëj shoqëri dhe shtet konkurues. Kosova duhet të orientohet në digjitalizim të sistemit arsimor në mënyrë që të lejoj fleksibilitet dhe efikasitet në të gjitha situata në të cilën gjëndet vendi. Fondet për arsim duhet të rritën dhe të orientohemi në zhvillimin e R&D që lejojnë hapsirë për zhvillimin e inovacioneve dhe prodhimin e momentume të reja në këtë sistem.

Kosova duhet të orietohet në zhvillimin e politikave arsimore që janë kompaktibile me nevojat e tregut të punës dhe të investoj më shumë në hapsira për realizimin e mësimit praktik sidomos tek shkollat profesional në këtë mënyrë mund të zvogëloj këtë hendek të krijuar ndërmjet profesioneve dhe tregut të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …