leoni

Josep Borrell

J. Borell ka lëshuar një deklaratë me rastin e njëvjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës e Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, ka lëshuar një deklaratë me rastin e njëvjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë.  Sipas tij, rezultatet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje janë për keqardhje, ndërsa pret nga liderët e të dyja palëve të tregojnë përgjegjësi, vizion dhe lidership duke bërë progres në zbatim pa vonesa të mëtejshme. Sot shënohet përvjetori i parë i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit të saj u arritën pas muajsh negociatash intensive nën lehtësimin e Bashkimit Evropian për të ndihmuar palët të bëjnë një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Në kohën e një lufte të paprecedentë në shkallë të plotë në kontinentin tonë, arritja e një marrëveshjeje që premton paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, ishte një arritje historike. Për herë të parë gjatë Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, palët ranë dakord për parametra të qartë që përcaktojnë trajektoren e procesit për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Kjo Marrëveshje dhe zbatimi i saj do të tregojnë qartë se e ardhmja e të dy partnerëve është në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …