Haxhi Shala

Shala: Kryetari Thaçi dhe kryeministri Mustafa po luajnë me ndjenjat e qytetarëve me anë të liberalizimit

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala e ka quajtur mashtrim të qytetarëve mënyrën se si po e interpretojnë qeveritarët e Kosovës çështjen e liberalizimit të vizave. Ai në adresën e tij elektronike ka shkruar se kryetari, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa janë duke luajtur me ndjenjat e qytetarëve me anë të liberalizimit të vizave. Pasi këtyre dyve nuk ju eci mirë dhurimi i 9 mijë hektarëve tokë Malit të Zi, ata i hynë një pazari tjetër dhe gjetën mënyra tjera për ta realizuar këtë. Ata përdoren ndjenjën e gëzimit të qindra qytetarëve duke deklaruar se kemi marrë rekomandim pozitiv për viza dhe shpejtë pritet mundësia e marrjes së vizave, duke ju dhënë shpresë të rreme vëllezërve dhe motrave tona, vetëm që ta kalojnë Demarkacionin, ka shkruar në mes tjerash deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …