Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq ka shpallur fitoren e koalicionit “Për një fillim të ri” në zgjedhjet lokale për Ulqinin

Dritan Abazoviq: Nuk do të votoja kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të mërkurën ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Bëhet e ditur se dy vota kundër ishin të deputetëve të Serbisë, kurse nga një votë kundër ishte nga deputetët e Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, kurse deputeti i Greqisë, Aleksis Cipras ka abstenuar. Duke komentuar votimin kundër të Malit të Zi, ish-kryeministre, Dritan Abazoviq ka thënë se  nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën. Duhet të shohim më shumë solidaritet në Evropë, jo të kundërtën. Unë mbështes partitë që promovojnë zgjerimin. Duhet të kuptojmë se zgjerimi nuk është vetëm në dobi të vendeve tona, por është investim në sigurinë dhe të ardhmen e Evropës”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …