Ramush Haradinaj: Sa herë vijmë në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbetet këtu

Sa herë vijmë në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbetet këtu, me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre të kenë një varr për t’iu vendosur lule.
Lybeniqi u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë. Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep.
A vritet njeriu, vetëm se e ëndërron lirinë e Atdheut të tij? Këtë e bëri pa mëshirë barbaria e shtetit fashist serb, që nuk kurseu askënd që i doli para, gra, fëmijë e pleq.
Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre i’u bënë mburojë kësaj toke.
Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …