Ramush Haradinaj: Kujtojmë sot 54 shqiptarë të kësaj ane që u ekzekutuan mizorisht mbi fshatin Lubishdë të Hasit

Liria e atdheut, në themelet e saj ka sakrificën e të rënëve dhe kontributin e shumë heronjve ndër breza. Rajoni i Hasit dha shumë për atdheun. Shumë burra nga kjo tokë ishin gjithmonë aty për të dhënë kontributin për liri e çlirim.
Kujtojmë sot 54 shqiptarë të kësaj ane që u ekzekutuan mizorisht mbi fshatin Lubishdë të Hasit, nga data 12 prill 1999 për shumë ditë me radhë, shumë nga ta të rinj në moshë.
Derisa nderojmë dhe kujtojmë sakrificën e heronive, jam i lumtur që në këtë ditë, në Lubizhdë po finalizohet shtëpia muze “Kulla e Qëndresës”, të cilës i patëm vu gurthemel. Kjo kullë do të shërbejë si simbol i përkujtesës për sakrificën dhe kontributin e shumë brezave deri tek liria.
Urime hasjanë për Kullën! Sakrifica e të rënëve dhe luftëtarëve të lirisë, do të mbijetojë shekujt!
Të gjitha reagimet:

Nimon, Musa dhe 239 të tjerë

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …