Ejup Maqedonci: Miqtë gjermanë i falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman në të gjitha fushat

Ministri Maqedonci ka njoftuar opinion publik se ka takuar znj. Patricia Lips, nënkryetare e Grupit Parlamentar te CDU/CSU si dhe delegacionin që e shoqëronte, përbërë nga Z. Michael Vorlander, këshilltar i grupit parlamentar për politika europiane, Nënkoloneli Oliver Palkowitsch, atashe i mbrojtjes së Gjermanisë në Kosovë.
Z. Sebastian Leuschner, këshilltar ne Ambasadën e Gjermanise në Prishtinë, si dhe Z. Daniel Braun, Shef i Zyres se Fondacionit Konrad Adenauer-Stiftung per Kosove dhe Maqedonine e Veriut.
Miqtë gjermanë i falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman në të gjitha fushat, e veçanërisht në atë të mbrojtjes duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të thellohet akoma më shumë.
Delegacionin mik e informova për situaten e sigurisë në vend dhe sfidat me të cilat po përballemi aktualisht si vend, ndërsa ritheksova përkushtimin e vendit tonë për të qenë faktor stabiliteti në rajon dhe më gjërë.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

Ylli Mece: IRANIT DO T’I VINTE TURP TË GODASË NJË VEND QË S’KA AS USHTRI E AS ARMË

Situata konfliktuale e krijuar midis SHBA-së dhe Izraelit, nga njëra anë, dhe Iranit, nga ana …