Jakup Krasniqi, në burgun e Hagës, gjatë një vizite familjare takoi për herë të parë mbesën e tij të vogël, Toskën

Ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë një vizite të familjes në burgun e Hagës,  është takuar  për herë të parë me mbesën, Toskën, ka njoftuar bija e  tij, Gresa Krasniqi në një postim të saj. “Sot babanë e ka vizituar mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur, vajza e Altinit dhe Elizabetës! Ka qarë, ka qesh e ka fjetur në krahët e gjyshit. Sot babai zemrën e ka të mbushur me dashuri”, ka shkruar ajo. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në Hagë për kinse krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në Prishtinë, Prizren, Kukës

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS Njoftim FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në …