Ushtria e Izraelit njofton se tetë ushtar të saj janë vrarë sot në Rripin e Gazës

Ushtria e Izraelit njofton se tetë ushtar të saj janë vrarë sot në Rripin e Gazës. Në njoftim thuhet se ky ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj forcave izraelite në muajt e fundit. “Ata e dinin se mund t’iu duhej ta flijonin jetën, por e bënë në mënyrë që ne të jetojmë në këtë vend. I përshëndes ata dhe i përqafoj familjet e tyre”, tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Izraeli Katz, në një postim në rrjetin social X. Sultan në Rafah. Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, tha se shpërthimi u shkaktua nga ndonjë mjet shpërthyes i vendosur nga Hamasi, apo nga ndonjë raketë antitanke njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Alon Ben-Meir

Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në

Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të …