leoni

Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Hapja e Urës mbi Lumin Ibrit është temë e kahershme, por jo e lehtë për ta marrë përsipër Qeveria, pa pëlqim me ndërkombëtarët

Hapja e Urës mbi Lumin e Ibrit është temë e kahershme, por jo e lehtë për ta marrë përsipër Qeveria, pa pëlqim me ndërkombëtarët. Kjo nismë përkrahet nga pozita dhe opozita në vend, por Lista serbe në veri e kundërshton me forcë, meqë e konsideron kufirin e ardhshëm të Serbisë me Kosovën. Hapjen e urës së Ibrit e mirëpret edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por thekson nevojën e koordinimit me aleatët. Ura do ta  bashkonte Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut, të banuar me serbë. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke folur për këtë temë  ngreh dyshime se ky veprim po bëhet për agjenda elektorale. Pavarësisht kësaj, Tahiri kërkon koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hapjen e urës, në mënyrë, siç thotë mos të ketë kthim prapa të këtij vendimi.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

Gjykata speciale në Hagë ka nënshkruar një marrëveshje me Mbretërinë e Belgjikës, përmes së cilës …