Kosova dhe Shqipëria nisin me kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare

Kosova dhe Shqipëria nisin me kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare. Ministria e Punëve të Brendhshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë nesër pikën kufitare në Qafë Morinë. Ata do të nënshkruajnë Protokollin për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush. “Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush” thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …