Të paktën 17 palestinezë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve izraelite në mëngjesin e sotëm

Të paktën 17 palestinezë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve izraelite në mëngjesin e sotëm, kanë thënë zyrtarët e emergjencave civile dhe zyrtarët shëndetësorë. Radio Evropa e Lirë citon banorët dhe autoritetet shëndetësore palestineze të kenë thënë se ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ajrore dhe granatimet në këtë qytet. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi ka bërë të ditur se nga një sulm ajror izraelit u vranë të paktën 90 palestinezë në një zonë të shpallur humanitare në Gazë.

Kontrolloni gjithashtu

Nëntë vota pro, asnjë kundër – Komisioni i jep dritën e gjelbër ndryshimit të Ligjit për Specialen”

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e …