Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Ai ka shkruar se gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt dhe ka nënvizuar se tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës. “Tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës dhe vetëm atë mund ta quajë historike Albin Kurti, dhe jo për të mirë. Implementimi i Marrëveshjes për Energji e vitit 2013 nuk është vrimë e mbyllur nga Kurti. Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: PDK-ja në Drenas pritet t’i fitojë zgjedhjet me 70% – ndoshta dikujt po i dhemb koka për këtë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme lokale pret që …