Të paktën 17 palestinezë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve izraelite në mëngjesin e sotëm, kanë thënë zyrtarët e emergjencave civile dhe zyrtarët shëndetësorë. Radio Evropa e Lirë citon banorët dhe autoritetet shëndetësore palestineze të kenë thënë se ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ajrore dhe granatimet në këtë qytet. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi ka bërë të ditur se nga një sulm ajror izraelit u vranë të paktën 90 palestinezë në një zonë të shpallur humanitare në Gazë.
Kontrolloni gjithashtu
Marta Kos: Konsensusi për zgjerim në BE nuk do zgjasë përgjithmonë – Kosova duhet të formojë qeverinë e re
Komisionarja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka dhënë një mesazh të qartë nga …