Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe organizata “ETEA” organizojnë ngjarjen kulturore të titulluar “Kujtesë për shkrimtarin e librave për fëmijë “Ymer Elshani!”.

Biblioteka e qytetit në Prishtinë “Hivzi Sylejmani” dhe organizata “ETEA” janë bërë bashkë për të shënuar një ngjarje artstike e kulturore. Në këtë orë kujtese do të mblidhen për të diskutuar dhe për të nderuar veprën dhe jetën e shkrimtarit për fëmijë, Ymer Elshani, familjarët, kolegët dhe miqtë, duke filluar vajza e shkrimtarit, Teuta Elshani, shkrimtarët dhe kolegët e autorit Nazmi Rrahmani dhe Xhevat Syla, ilustruesi i librave të autorit në vitin 1972 dhe 2014 – piktori Fatmir Krypa si dhe drejtoresha e bibliotekës, Naime Beqiraj.
DATA: 30.07.2024 (nesër, e martë)
ORA: 11:00
LOKACIONI: Qendra “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, afër shkollës fillore “Xhemail Mustafa”.
ADRESA: Rr. Sadik Bekteshi, nr. 16, 10000 Prishtinë, Kosovë
INFO: 044 770 767, [email protected]
SHËNIME PËR SHKRIMTARIN ELSHANI
Ymer Elshani u lind lmë 14 qershor 1948 në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit. Diplomoi në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe magjistroi në lëmin e poezisë për fëmijë në Prishtinë (1978). Deri në fund të jetës punoi në arsim. Nga viti 1967 e deri më 17 prill 1999, kur gjatë luftës u vra mizorisht me gjithë familjen e tij (gruan, nënën dhe 4 djemtë), botoi libra për fëmijë (poezi, tregime dhe romane) dhe la pas shumë dorëshkrime. Pas luftës, të gjitha dorëshkrimet që la pas (II vepra) i botoi vajza e tij Teuta, e vetmja që mbijetoi sepse në atë kohë ishte në Prishtinë
Stafi i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” dhe organizatës “ETEA”.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …