Garda Revolucionare e Iranit ka bërë thirrje për hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit

Garda Revolucionare e Iranit ka bërë thirrje për hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Ai është vrarë në Teheran nga një raketë me me rreze të shkurtër veprimi. Autoritetet e Iranit I kanë akuzuar Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Izraelin se qëndrojnë mbrapa këtij sulmi. “Sulmi u planifikua dhe u krye nga regjimi zionist dhe u mbështet nga SHBA-ja”, thuhet në komunikatën e Gardës Revolucionare të Iranit të publikuar në televizionin shtetëror. Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh ndodhej në Iran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian. Hamasi është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …