Stërvitje e përbashkët e forcave të Shqipërisë e Kosovës nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve për Evropën

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, ka bërë të ditur se  Trupat speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës,  testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën. Gjatë stërvitjes trupat specialë të këtyre njësive simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Nura: Osmani në sinkron me Kurtin për një të ardhme të përbashkët politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin …