Kadri Veseli

Veseli: Propozimet e mërgimtarëve do të jenë pjesë e politikës shtetërore

Nëpërmjet një postimi në adresën elektronike facebook, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar të gjithë mërgimtarët që kanë vizituar dhe po vizitojnë institucionin që drejton. Ai në mes tjerash ka shkruar se mërgimtarët jetojnë me ne, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona, jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar. Propozimet dhe vërejtjet e tyre, do të jenë pjesë e politikës shtetërore që mërgatën tonë ta kthejmë në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimit evropian të saj, ka shkruar në mes tjerash, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …