Ka përfunduar takimi mes ambasadorëve: Donald Lu, Romana Vlahutin dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha

Ka përfunduar takimi mes ambasadorëve: Donald Lu, Romana Vlahutin dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha

Ka përfunduar takimi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, mes ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, për sqarimin e detajeve të draftit të reformës në drejtësi. Në përfundim të tij, Basha është larguar nga selia e Kryesisë në heshtje, duke mos bërë asnjë prononcim për mediat.  Nga të dhënat paraprake rezulton që bashkëbisedimi mes palëve të jetë mbyllur pa një marrëveshje. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili u largua pak më herët, po ashtu pa dhënë një deklaratë për mediat.  Nga ana e tij, Basha shoqërohej nga deputeti Oerd Bylykbashi, njëkohësisht negociator i demokratëve në bisedimet për reformën. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …