Dhjetëra të vdekur e shumë të plagosur nga shpërthimi i minierës në Iran

Dhjetëra minator kanë vdekur e shumë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një minierë qymyri në lindje të Iranit. Mediat iraniane njoftojnë se rreth rreth 70 njerëz ishin duke punuar në atë moment kur ndodhi shpërthimi nga i cili humbën jetën 51 minator dhe 20 të tjerë janë lënduar. Agjencia shtetërore iraniane ka bërë të ditur se një rrjedhje metani shkaktoi shpërthimin në mbrëmjen e 21 shtatorit në minierën në Tabas, rreth 540 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Teheran. Besohet se 44 minatorë janë ende të bllokuar brenda. Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian ka urdhëruar që të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të bllokuarit dhe për të ndihmuar familjet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …