Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga Qeveria që të mos jetë bllokuese në investimet e kryeqytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë ka buk ka buxhet të mjaftueshëm për realizimin e projekteve të mëdha për kryeqytet prandaj kanë për qëllim që disa prej tyre t’i realizojnë me anë të partneritetit publiko-privat. “Kemi interes prej investitorëve seriozë nga Zvicra dhe vende të ndryshme, por edhe investitor vendës për projekte madhore të cilat janë të gatshëm me investu me projekt-propozime. Është një moment monumental për kryeqytetin për transformimin e mirëfilltë të kryeqytetit. Niveli qendror vetëm të mos jenë bllokues aq kërkojmë nga prej tyre, të jenë bashkëpunues sepse kjo është për të mirën edhe të nivelit lokal dhe atë qendror, pra për vendin tonë. 50 për qind të taksave të gjithë vendit paguhen prej bizneseve edhe qytetarëve të kryeqytetit, për këtë arsye edhe kryeqyteti duhet të trajtohet në një mënyrë tjetër jo ashtu siç trajtohet për momentin për fat të keq, pra dytësor apo tretësor nga Qeveria” ka theksuar mes tjerash kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …