Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan ka reaguar përsëri pas publikimit të rezultateve të fundit në rekrutimin e personelit arsimor në Komunën e Gjilanit. Komuna e Gjilanit në konkursin e fundit për mësimdhënës ka përzgjedhur kunatën e kryetarit Hyseni, kunatën e drejtorit të arsimit, kunatën e ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, kunatën e deputetit të LV-së, Luan Aliut, dhe shumë familjarë të tjerë të zyrtarëve të Vetëvendosjes Dega e PDK-së në Gjilan ka publikuar së fundmi një video të kryeministrit Albin Kurti i cili në një tubim në Gjilan kishte premtuar punësim në bazë të meritokracisë dhe jo në bazë të përkatësisë politike. Premtuan shpresë dhe sollën dëshpërim. Premtuan depolitizim në punësim dhe e ngulfatën Komunën me familjarë të tyre”, është thënë në reagimin e PDK-së në Gjilan.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
