Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas hetimeve disamujore. Policia e Kosovës arrestoi një person të dyshuar , Izedin Bytyqi, ndërsa një tjetër i dyshuar, Naser Hafizi, nuk u gjet në vendbanimin e tij. Gjatë bastisjes, hetuesit konfiskuan armë, fishekë, dokumente dhe pajisje teknologjike. U sekuestrua një revole MAUSER-WERKR me fishekë, 34 fletë dokumente, tre telefona, 17 USB, tre laptopë, katër shtëpiza kompjuteri dhe dokumente të rëndësishme për hetimin. Gjithashtu, u lëshua urdhër ndalimi për 6 banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. I dyshuari Izedin Bytyqi    është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …