Ejup Maqedonci: Aktet ligjore në fuqi kërkojnë afate kohore të rekrutimit të personelit profesional për kuzhinat e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se po po përpiqet t ë minimizojnë ndikimet negative.  në furnizimin dhe shërbimin e ushqimit për personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.  “Për të adresuar këto sfida të përsëritura, unë, së bashku me Komandantin e FSK-së, kemi kërkuar që strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës të ndërmarrin hapat e duhur dhe të nevojshëm për të zgjidhur sfidat lidhur me furnizimin dhe shërbimin ushqimor për personelin e FSK-së. Përmes këtyre veprimeve, synojmë të minimizojmë ndikimet negative në furnizim dhe shërbim, duke garantuar që situata të tilla të mos prekin më efektivitetin e përgjithshëm dhe performancën operacionale të personelit të FSK-së”, shkruan ministri në sqarimin e tij.

Ai thotë se “aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi kërkojnë afate të caktuara kohore për procesin e rekrutimit të personelit profesional për kuzhinat e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Armend Zemaj

Armend Zemaj: Ende ka mundësi për zhvillime pozitive mes LDK-së dhe VV-së

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se ende ekziston …