Kosova siguron kuota për kadetët e saj në Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit

Gjatë vizitës në Katar, ministri i Mbrojtjes  Ejup Maqedonci, zhvilloi takime të rëndësishme, ndër të cilat veçohet vizita në Akademinë e Forcave Ajrore. Dy nga gjashtë kuotat e konfirmuara për kadetët kosovarë nga Ministri i Mbrojtjes së Katarit janë caktuar për këtë akademi prestigjioze. Ministri Maqedonci u prit me ceremoni zyrtare nga Gjeneralbrigade Salem Abdullah Al-Dassuri dhe u informua për programin edukativ dhe ambientet trajnuese të Akademisë. Ky bashkëpunim u ofron kadetëve kosovarë mundësi të specializohen në pilotimin e helikopterëve, avionëve luftarakë, transportues, si dhe pajisjeve ajrore pa pilot.

Kontrolloni gjithashtu

Armend Zemaj

Armend Zemaj: Ende ka mundësi për zhvillime pozitive mes LDK-së dhe VV-së

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se ende ekziston …