Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufijtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Ai foli para mbi një mijë të pranishmëve për situatën politike në Maqedoni të veriut dhe në rajon, për të ardhmen e shqiptarëve, për mundësitë  e mërgatës kombëtare për investime në vendlindje.

Të nderuar vëllezër dhe motra, Të dashur bashkatdhetarë ngado që keni ardhur, Na Struga deri në Kumanovë Nga Presheva në Mitrovicë, Gjilan dhe Dukagjin Sepse këtu takova shumë nga bashkëluftëtarët e mi, Ditën e alfabetit dhe shkrimit shqip dhe festat e 28 nëntorit ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, dhe përkujtimin e momentit të rëndësishëm që do mbahet nesër në orën 13, me rastin e Komunikatës së parë ku publikisht njoftohet e tërë bota se të gjitha njësitë e UÇK dhe rezistencës emërohen në një emër UÇK, dhe me kënaqësinë më të madhe kam ardhur në këtë nëntor për të festuar bashkë me ju dhe të ndaj gëzimin që në vazhdimësi të pandarë kemi qenë gjatë gjithë veprimtarisë deri në çlirimin e Kosovës dhe në ndryshimin e statusit politik e juridik të shqiptarve në shtetformues.

Të gjitha të drejtat luftën e larë me gjak dhe më plagë derisa jemi këtu dua të rikujtoj festat e nëntorit, në pak vargje platformon e Çubrilovicit dhe Grashinit, se çfarë mendojnë ata për shqiptarët sepse ja vlenë që platforma të tilla ti kujtojmë. Ne sërbët nuk jemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët nëse duhet të ngrejmë kokën tonë duhet të ulim kokën e tyre (do të thotë të shqiptarëve), nëse duhet të ndjehemi të gjerë në teritore duhet të ngushtojmë hapëisrat e tyre dhe nëse duhet të na dojë bota duhet të bëjmë që bota të urrejë ato, që shqioptaët të braktisin teritoret e tyre duhet të ua nxijmë jetën dhe të ua mohojmë origjinën ilire dh epirote e dardane dhe tua vrasim krenarinë ilire, tua shkatërojmë vatrat dhe ua ngaterojmë errërat dhe tua njollosim ëmblemat dhe simbolet e lashta ilire, duhet domosdoshmërisht që të tjerin gjuhën dhe zakonet dhe të ua rrëmbëjme gjithçka që kanë ilire dhe ti lëmë pa miq derisa ata të urrejnë dhe mos durojnë njëri tjetrin. Përfundimisht të mohojnë vetveten dhe të finalizohet kjo platformë duhet antishqiptarizmi të jetë deviza e vetme e shtetit tonë, mosqënia e shqiptarëve është vet ekzistenca e kombit serb.

 Pse e fillova me këtë platformë sepse është pikërisht ashtu, në këtë nëntor janë prerë dhe vrarë me qindra dhe mijëra shqiptar që nga Merdara e deri në Librazhd, do të thotë për të realizuar që është vetëm tre fjalë për të zgjeruar teritoret serbe të ngushtojnë ato shqiptare. A nuk e shihni se çfarë platfomre kanë realizuar, shqiptarët duhet ti prezantojnë çpara shteteve fqinje që mos kenë miq, ne duhet të mësojmë nga e kaluara sepse armiqtë tanë kanë dashur të na shohijn të përçarë, jo nga krenaria por Faik Konica ka thënë ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët se nga të huajt ruhemi vetë, mos harrojmë se tokën e kemi të larë me gjak dhe me plt varre e plagë, nga Struga e deri në Malësi të Madhe, Mitrovicë e Merdarë, Bujanoc e Medvegjë, nuk ka pëllëmbë që nuk është mbuluar me dhimbje dhe më shumë se sot nuk na duhet uniteti dhe afërsia e ndërtimi i strategjisë për të ardhmen e ndritshme mbi gjeneratat që vijnë pas nesh.

Me përplasje dhe mosdurim nuk ndërtohet ardhmëria, historia nuk ka filluar me ne dhe nuk do të mbarojë me ne, është ndërtuar mbi 5 mijë vite më parë nga Skenderbeu që na e ruajti krenarinë dhe shpirtin gjallë, ne nuk do të harrojmë se Adem Jashari e ruajti me gjak deri në çlirimin e plotë të Kosovës, mos harrojmë se sa nëna ua tha loti duke filluar që nga Nuhi Berisha djali 22 vjeçar rezistoi kundër pushtuesit dhe Rexhep Malaj kaloi si i ri në ilegalitet dhe ra për të drejtat e lirisë, Ardian Krasniqin e Ilir Konjushefcin dhe batalionin e parë Luan Haradinaj në krye me Fehmi Lladrovcin për të shkuar drejt Drenicës për tu bërë bashkë me Adem Jasharin. Por, ua çorëm maskat dhe jeni ju që me demonsrata që nga 1981 nuk keni lënë metropol të Europës pa trokitur për padrejtësinë ndaj shqiptarëve që bëheshin në kohën e ish Jugosllavisë, është gjersa juaj dhe paraja juaj që e bëri UÇK të fortë dhe të fuqishme është mundi juaj prandaj ju jeni pjësë e pandarë e historisë shqiptare.

Tani na duhet shumë kujdes se si ndërtojmë politikat, në politikë fiton ai që bën poliitkë të arsyeshme dhe racionale bashkë me zhvillimet globale dhe gjeopolitike dhe strategjike, Kosova duhet të bëhet pjesë e OKB dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe duhet udhëhequr politikë e mençur me SHBA dhe BE, ne që kemi përjetuar organizime të mëdha të luftës e dimë që SHBA dhe pa ndihmën e tyre nuk do ishim në këtë sallë dhe nuk do kishim fituar luftën por do ishim djegur të gjithë, por ishte vendimi i SHBA që i shpalli luftë përkundrejt luftës tonë të drejtë dhe fashiste që bënte Serbia. Amanet brezave tua lëmë që të jenë ndaj SHBA për ndihmën që na e dhanë në drejtim të çlirimit të Kosovës, lirinë e fituam me gjak por çlirimin me aleat. Në Maqedoni, vëllezërit tanë të cilët unë i kma pasur bashkëpunëtorë bënë gabimin e madh, dhe nuk duhet bërë vazal. VMRO fitoi zgjedhjet, dhe unë kam apeluar tek ata që mos meren me politikë nacionaliste se janë të ri, Maqedonisë i duhen marrëdhënie të mira me fqinjët dhe e ardhmja varet nga dy komunitetet më të mëdha në vend dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të na mohohet flamuri, gjuha, sepse janë të paprekshëm.

Prandaj nuk lejon as mërgata shqiptare që do të organizohen që kjo gjuhë e lashtë e fituar me gjak të mos preket dhe këtë ua kemi bërë me dije të katër anëve dhe maqedonasve sepse ne jemi solidarizu kur ua kanë kontestuar origjinën e tyre dhe ne kemi qenë në krah të tyre. 18 cikle zgjedhore nuk kemi humbur dhe nuk kam qëndruar dhunshëm në pushtet por pse më kanë përkrahur shqiptarët, unë nuk ja kontestoj se i ka fituar zgjedhjet por ama Mickoski nuk mund të ndërtojë qeverinë pa legjitimitetin sepse ne kemi fituar mbi 60% të votave të elektoratit shqiptar. Ata kanë gabuar me hakmarrje sepse në 2016 ata fituan dy mandate se LSDM dhe ne bëmë koalicion me LSDM, VMRO kërkoi nga unë që të kërkoj nga Gruevski të tërhiqet nga pozita e kryeministrit, por ju thash që ato punë duhet ti zgjidhni vetë, tre muaj kemi bërë negociata. Sot jemi anëtar të NATO-s,

 Rusia ka ndërtuar parti politike në Maqedoni dhe janë angazhuar fuqishëm. Ne jemi me frymën perendimore dhe nuk mund të ndryshojmë se dikush dëshiron të mbajmë frymën ruse dhe të Vuçiqit. Mickoski zgjodhi disa që nuk kanë guxim dhe kjo më ka dëshpruar, shqiptarët mund të kemi dallime por ama për çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit duhet të jemi një. Nënshkruam marrëveshje me të gjithë bashkë që nuk do ketë partneritet me parti që nuk ndryshon kushtetutën dhe integrimin europian. Të gjithë e mohuan.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …