Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”në Deçan, kërkon dorëheqjen e kryetares, Vjosa Osmani

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon dorëheqjen e presidentes se Republikës se Kosovës, znj.Vjosa Osmani-Sadriu, e cila gjate adresimit të saj para deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me 21 nëntor 2024, pranoj dështimin në shumë fusha të institucioneve të vendit si dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë ajo si asnjëherë me pare, duke mos mbajtur qëndrim mbi subjektet dhe interesin partiak, përdhosi foltoren e Kuvendit si revansh ndaj partive në pozitë dhe atyre në opozitë.

Ne, nënvizojmë se tentimi i znj.Osmani-Sadriu, që fajtorin për izolimin e Kosovës dhe dështimin në politiken e brendshme të e gjen dikur tjetër, ajo duhet të dijë se ishte bashkëpjesëmarrjes në izolimin e Kosovës, dështimin në shumë sektor në institucionet tonë (pasi që partia e saj është pjese e ekzekutivit), duke u bere krah i Qeverisë, politikat e se cilës Kosovën e kanë ballafaquar me SHBA-të dhe aleatët e tjerë, dhe natyrisht që edhe ajo ishte pjese e bixhozit me miqtë ndërkombëtarë, njëjte sikurse palën që i akuzoj gjatë adresimit të saj para përfaqësuesve të popullit. Dorëheqja e presidentes znj.Osmani-Sadriu, është me se e nevojshme dhe domosdoshmëri e kohës dhe urgjence kombëtare.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se Kosovës, kurrë me parë se sa tash nuk i dihet një presidenti i uniteti kombëtar, i kalibrit të Dr.Ibrahim Rugovës arkitektit dhe presidentit të Republikës së Kosovës, dhe hyrja sa me shumë e akademikeve, intelektualëve dhe luftëtarëve të devotshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

 Ne, ritheksojmë se znj.Osmani-Sadriu, nga detyra e të pares se vendit ishte bashkëpjesëmarrje në zbatimin e vendimit të kushtetueses për pronat  në Deçan, prona të cilat ju dhanë Manastirit të Deçanit mbi bazën e akteve ligjore të kohës se Millosheviçit dhe me këtë akt në Kosovës si në asnjë vend të botës u zbatuan vendimet diskriminuese të shtetit pushtuese.

 

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun

 

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Nëse në Shkup vendosen simbole kafshësh të egra luanë edhe dema, pse të mos ketë shqiponja

Izet Mexhiti takon Forumin e Gruas: Çairi, bastion strategjik i Lëvizjes Demokratike, gratë shtylla e zhvillimit të shoqërisë

Izet Mexhiti takon Forumin e Gruas: Çairi, bastion strategjik i Lëvizjes Demokratike, gratë shtylla e …