Ka ndërruar jetë ushtari i UÇK-së, Sejdi Islam Qeriqi

Gjatë mesnatës së 23 e 24 nëntorit, në moshën 54 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Islam Qeriqi. Gjatë luftës çlirimtare, ai fillimisht ka shërbyer në kuadër të batalionit “Imer Alushani” në fshatin Risinov për të vazhduar më tutje në njësinë speciale në “Arbëri” nën komandën e eprorit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Sinani, njësi që ka operuar në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Varrimi i të ndjerit, Sejdi Islam Qeriqi, bëhet sot në vendlindjen e tij në Krojmir, te varrezat “Te Rasuja” në ora 15.00.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova shpenzoi mbi 128 milionë euro për import të energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë të vitit

Kosova ka shpenzuar 128,019,585.98 euro për importin e energjisë elektrike gjatë gjashtë muajve të parë …