leoni

Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka akuzuar qeverinë Kurti për dështimet e saj në politikën e jashtme

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka akuzuar qeverinë Kurti për dështimet e saj në politikën e jashtme, duke theksuar se Kosova po përjeton një regres të dukshëm në arenën ndërkombëtare.

Kosova, çdo vit shënonte fitore historike në pozitën e saj ndërkombëtare. Ndërsa sot, nën udhëheqjen e qeverisë Kurti, përballemi me sanksione e humbje. Deklarata e tij u publikua në ditën kur shënohet dyvjetori i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që ka mbetur i bllokuar dhe pa progres konkret. Enver Hoxhaj, e ka shoqëruar këtë kritikë me një video, ku paraqiten arritjet historike të qeverive të mëparshme, derisa ai ishte vet pjesë e qeverisë dhe pjesë e këtyre arritjeve, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe marrëveshjen me BE-në për qasje në programet e saj.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin: Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit

James Rubin: “Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit”

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pranoi se në një intervistë në korrik të këtij …