Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Me ftesë të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morri pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u zhvillua sot në Bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramshtajn  të Republikës Federale të Gjermanisë. Takimi u bashkëdrejtua nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin si dhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Për të treguar rëndësinë e këtij koalicioni dhe për të adresuar kërkesat e Ukrainës për vitin 2025 në takim mori pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Në adresimin e tij ai falënderoi shtetet e koalicionit për ndihmat e dhëna përmes Kontakt Grupit. Gjeneral Jashari gjithashtu gjatë këtij forumi pati një takim me Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant i Forcave Amerikane për Evropë. Të dy ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në shërbim të paqes dhe sigurisë euroatlantike. Kosova vazhdon të mbështesë Ukrainën përmes trajnimit të forcave luftarake ukrainase, në fushën e deminimit si dhe ka dhuruar shumë herë pajisje, automjete dhe municion të kalibrave të mëdhenj. Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes të mbi 50 vendeve të botës, që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …