Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori, thanë autoritetet lokale, transmeton Anadolu. “Rreth 9.500 të tjerë janë plagosur gjithashtu, përveç ndalimit të 2.600 personave, përfshirë gra dhe fëmijë, në një shkelje flagrante të të gjitha konventave dhe normave ndërkombëtare”, tha në një deklaratë zyra për media e qeverisë në Gaza. Në 100 ditët e fundit, populli ynë në Gazën veriore ka vuajtur format më të tmerrshme të vrasjeve, spastrimit etnik, shkatërrimit dhe zhvendosjes”, shtoi ajo. Zyra e medias tha se sulmet ndaj shtëpive, spitaleve, objekteve publike dhe infrastrukturës në Gazën veriore “ekspozojnë qartë qëllimin e pushtimit izraelit për të eliminuar qëllimisht dhe sistematikisht themelet e jetës në Rripin e Gazës dhe të shkaktojë një krizë të thellë humanitare që përkeqëson vuajtjet e popullit tonë palestinez.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sekuestruar dhjetë detonatorë me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në komunën e Leposaviçit
Njësi të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës kanë sekuestruar dhjetë detonatorë me fitila në pjesën …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
