Ushtaret serbe rober

Më 13 janar 1999, me ndërmjetësimin e OSBE-së ishte arritur marrëveshja për lirimin e 8 robërve serbë të zënë nga UÇK-ja, me 9 pjesëtarët e saj

Më 13 janar të vitit 1999,  me ndërmjetësimin e OSBE-së ishte arritur marrëveshja për lirimin e  tetë robërve  serbë të luftës që ishin ndaluar nga UÇK-ja me  9 pjesëtarët e UÇK-së, të cilët ishin mbajtur  në burgun e Nishit, nga regjimi i Milosheviqit. Përfaqësuesit e SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Sokol Bashota dhe Ramë Buja, pastaj përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare, Kristofer Hill, Volfgang Petriq dhe Viliam Voker arritën marrëveshjen e shkëmbimit të trupave. Ushtarët serbë ishin marrë në dorëzim nga verifikuesit e OSBE-së. Ndërkohë, regjimi i Milosheviqit kishte liruar nga burgu  i Nishit 9 pjesëtarët  e UÇK-së, që ishin kapur gjallë pas Betejës në Pashtrik, më 14 dhjetor të vitit 1998, shumica prej tyre të plagosur rëndë.

Me këtë marrëveshje mes palësh ndërluftuese, Serbia, dashur pa dashur, kishte pranuar UÇK-në. (RKL  TV-Dielli Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Clare Lawson dhe Specialja: Akuza që tentojnë të njollosin UÇK-në

Prokurorja Clare Lawson ka paraqitur deklaratën përfundimtare të Prokurorisë në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë …